Suarez hyn në historinë e La Ligas, arrin shifrën e 200 paraqitjeve

Sport

Luis Suarez arrin shifrën e 200 paraqitjeve në La Liga, rekordin e ‘feston’ me dy gola të shënuar.

Luis Suarez ka arritur në rekordin e 200 paraqitjeve në kampionatin spanjoll, La Liga, duke u paraqitur me Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Atletico Madridi fitoi me rezultat 3-1 ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Elche në kuadër të javës së 14-të në La Liga.
Golat për ekipin e Diego Simeones u shënuan nga Luis Suarez (41’, 58’) dhe Diego Costa (80’), ndërsa për Elchen shënoi Lucas Boye (64’).

Kjo ndeshje për sulmuesin uruguaian, Luis Suarez ishte e 200-ta në La Liga, të zhvilluara me Barcelonën dhe Atletico Madridin.

Ky rekord i uruguaianit u ‘festua’ me dy gola të shënuar apo plot 153 gola në 200 paraqitje të bëra, ndërsa ka edhe 73 asistime.

Për Atleticon ishte paraqitje e nëntë për Suarezin, ndërsa për Barcelonën ka bërë plot 191 paraqitje në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *