Sveçla ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer

Diaspora Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer.

Pas takimit të dy ministrat kanë mbajtur një konferencë të përbashkët, ku ndër të tjera kanë folur edhe për situatën në veri të vendit.

Sveçla tha se Austria ashtu si aleatët tjerë të botës demokratike janë pozicionuar drejt sundimit të ligjit, paqes, sigurisë dhe interesit të përbashkët.

Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit, minisrti tha se angazhimet tona nuk përbëjnë kurrfarë dallimi dhe do të sigurohemi që rendi dhe ligji të sundojnë në krejt vendin.

Ministri Sveçla gjatë konferencës tha se Policia e Kosovës po qëndron në pikat kufitare me Serbinë për siguri të qytetarëve dhe kjo sipas tij nuk është as provokim, as kërcënim për asnjë qytetar por përkundrazi sipas tij, ligjshmëria në veri është parakusht për zhvillim, mirëqenie e prosperitet të vendit dhe qytetarëve atje.

Sipas tij, vendimet e shtetit po zbatohen me sukses dhe deri tani janë lëshuar mbi 11 mijë targa të përkohshme nga institucionet e zbatimit të ligjit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur edhe rreth vendosjes së trupave të KFOR-it në veri, duke thënë se KFOR-i ka ofruar angazhim shtesë, sigurimin e policisë kufitare dhe pikave kufitare dhe se me largimin e barrikadave prezenca e Njësisë speciale do të ishte e panevojshme.

“Edhe kjo ofertë e KFOR-it është refuzuar nga elemente ekstremiste dhe me këtë refuzim u dëshmua se nuk janë të brengosur me praninë e Njësisë speciale të Kosovës por që veprimet e tyre janë politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë. Njësitë Speciale të Policisë janë aty për të mbështetur punën e institucioneve tjera atje, doganës dhe Policisë kufitare. Në momentin që do të përfundojë nevoja për këtë mbështetje nuk kemi arsye që policia speciale e Kosovës të qëndroj aty”.

Ai ka falënderuar KFOR-in dhe EULEX-in për mbështetjen që kanë ofruar.

Ndërkaq, ministri austriak Karl Nehammer tha se Kosova është një partner i rëndësishëm për Austrinë kur bëhet fjalë për luftimin e krimit të organizuar, trafikimin dhe luftimin e migrimit të paligjshëm.

Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim dëshirojmë ta intensifikojmë edhe në nivelin e Policisë. Kemi biseduar për situatën me migrimin, që është sfidë për Austrinë, pasi është ndër vendet që është më së shumti i ngarkuar me migrimin e paligjshëm, tha Nehammer.

Lidhur me situatën në veri ministri austriak Nehammer tha se Policia e Kosovës po bën gjënë e duhur në pikat kufitare me Serbinë pas reciprocitetit për targa, ndonëse sipas tij nuk e kanë fare të lehtë. Ai tha se Policia po vepron me kujdes dhe kjo formë e veprimit është e rëndësishme sepse secili reagim i fuqishëm do të çonte në reagime të reja të tjera nga pala tjetër

The post Sveçla ka pritur sot në takim Ministrin e Brendshëm të Austrisë, Karl Nehammer appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *