Thaçi: Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Zhitia

Lajme

Sot në orët e hershme të mëngjesit nga një atak kardiak ka vdekur zyrtari i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, Sylë Zhitia. Për vdekjen e Zhitisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllime, duke thënë se Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës. “Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia! Familja Zhitia dha shumë për Kosovën. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia”, ka shkruar Thaçi. Sylë Zhitia ishte vëllai i dëshmorit Afrim Zhitia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *