Tottenham me fitore të lehtë ndaj LASK-ut

Sport

Tottenham e kalon pa problem LASK-un.

Tottenham e ka shënuar fitoren e parë në Europa Ligë kundër LASK Linz duke marrë kështu pikët e para.

Dy gol u shënuan në pjesën e parë kurse një tjetër në të dytën. Në ndeshjen tjetër të Grupit J fitore ka shënuar Royal Antëerp kundër Ludogorets Razgradit me rezultat 1-2

Tottenham e ka dominuar në Londër skuadrën e LASK Linz duke fituar me rezultat 3-0.
Gili i parë erdhi në minutën e 18 ku shënoi Lucas Moura për ta kaluar kështu “Gjelat” e Londrës në epërsi.

Tottenham do të shënonte përsëri në pjesën e parë.

Kësaj radhe ishte një autogol i Andreade në minutën e 27-të te ndeshjes.

Edhe në pjesën e dytë Tottenham ishte dominues por arriti që të shënonte vetëm një gol dhe ky ishte goli i Son në minutën e 84.

Pas kësaj fitoreje, Tottenham është në vendin e parë me 3 pikë, pas tyre është Royal Antëerp me po ashtu tre pikë. Pozitat e fundit i ndajnë Ludogorets Razgrad dhe LASK Linz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *