Warning: The magic method RSSAutopilot\Request::__wakeup() must have public visibility in /home/clients/8664d7ddffd4d233140e5717e3eab621/web/wp-content/plugins/rss-autopilot/classes/request.php on line 47
Trump paralajmëron protestuesit se do të përballen me qen të egër po tentuan të hyjnë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë – INFODIASPORA.DE

Trump paralajmëron protestuesit se do të përballen me qen të egër po tentuan të hyjnë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë

Botë

Trump paralajmëron protestuesit se do të përballen me qen të egër po tentuan të hyjnë në gardhin e Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka vëzhguar gjithë situatën me protestat pas vdekjes së Geroge Floyd dhe nëse protestuesit kalojnë ndalesat në Shtëpinë e Bardhë “ata do të përballen me qentë më të egër dhe armët më të rrezikshme që kam parë ndonjëherë”.

Kryetarja e Washingtonit, demokratja Muriel Bowser, iu përgjigj presidentit republikan në Twitter, duke thënë se “nuk ka qen vicioz dhe armë keqdashëse. Ai nuk është thjesht veçse një njeri i frikësuar”.

“Ndërsa ai (Trump) fshihet pas gardhit të tij i frikësuar dhe i vetëm, unë qëndroj me njerëz duke bërë Amandamentin e Parë të Drejtë menjëherë pas vrasjes së #GeorgeFloyd dhe qindra viteve të racizmit të institucionalizuar”, tha Bowser, e cila po ashtu është me ngjyrë.

Vdekja e Floyd të hënën në Minneapolis ka ndezur demonstrata, disa prej tyre të dhunshme, në shumë qytete nëpër SHBA, duke përfshirë një në Washington të premten.

Shtëpia e Bardhë u mbyll përkohësisht ndërsa qindra njerëz u mblodhën të premten pasdite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *