Tubimi në sheshin Skënderbeu, deputetja e VV-së iu “heq” dyshimet kundërshtarëve politikë

Lajme

MË: 13 QERSHOR 2020
Albin Kurti ne tubimin e VV-se ne sheshin Skenderbeu
Në sheshin Skënderbeu në Prishtinë është shënuar 15 vjetori i Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë manifestim pjesëmarrës ishin figura të rëndësishme të kësaj parti, si dhe qytetarë të shumtë. Kjo festë e VV-së përkoi edhe me ditën e Çlirimit të Kosovës.

Por, kishte edhe persona të cilët e kritikuan Vetëvendosjen për shkak të pandemisë Covid19.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi, në një prononcim për “Bota sot”, rrëfen se shumë aktivitete të cilat ishin paraparë që të mbahen gjatë kësaj jave janë anuluar.

“Në fakt, dhe kishim tubim festim për dy arsye: 21 vjetori i çlirimit dhe 15 vjetori i Lëvizjes VETEVENDOSJE! Për shkak të rrethanave, shumë aktiviteti që e përcjellin Lëvizjen përgjatë shënimit të javës se Lëvizjes janë anuluar. Tubimi në distance dhe me masat mbrojtëse, maska e doreza, ishte alternativa më e përshtatshme për ta shënuar festen.”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo i është kundërpërgjigjur akuzave ndaj VV-së, duke theksuar se ata nuk kanë mundur ta shohin organizmin nga afër, dhe se të njëjti kanë kërkuar lirimin e masave.

“Përderisa nuk e kanë parë nga afër organizimin, ndoshta edhe kanë arsye për dyshime. Përndryshe, po këta kundërshtarë ka kohë që kanë kërkuar lirimin e masave”, ka përfunduar deputetja Demi Murtezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *