Ushtrisë së Kosovës dje iu shtuan 42 automjetesh ushtarake

Lajme

Presidenti i Kosovës njofton se ushtrisë dje iu shtuan 42 automjetesh ushtarake.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Ushtrisë së Kosovës nga dje i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane.

Pas një takimi informues që pati me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënantë Rrahman Rama, Thaçi tha se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nis së shpejti.

Tutje Thaçi deklaroi se liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë.

Postimi i plotë:

ushtriajonë krenar

Një takim informues sot kisha me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën. Ushtrisë së Kosovës nga dje i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane “Humvee”. Edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nisë së shpejti. Liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë! HTH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code