Vazhdon presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, Haziri flet për tensionet në skenën politike – kjo është thirrja e tij për liderët politik

Lajme

Të martën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese ka dënuar ashpër, atë që e ka konsideruar ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni, teksa ka përmendur se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri, ka thënë se procesi rreth vendimit të Kushtetueses ka krijuar një ankth në të dy kampet politike.
Sipas Hazirit, pritja deri tek shpallja e vendimit final nga Gjykata Kushtetuese ka tensionuar situatën në vend.

“Është e vërtetë se për pak ditë Gjykata Kushtetuese do të dal me vendimin e saj për mandatarin e qeverisë, dhe ky proces ka krijuar një ankth në të dy kampet politike, në atë që kundërshtojnë mandatimin e një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje, dhe kampit tjetër që është pro mandatimit të një qeverie të re më një shumicë parlamentare nga kjo legjislaturë, dhe pritja e këtij vendim deri në shpalljen e tij nga Gjykata Kushtetuese ka tensionuar situatën politike dhe raportet ndërmjet partive politike në Kosovë”, ka thënë Haziri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *