Vdes anesteziologu i QKUK-së si pasojë e infektimit me COVID-19.
Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Anesteziologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dr. Sylejman Dulla, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Ai nuk arriti ta mposhtë sëmundjen edhe pas trajtimit disa ditor në QKUK.
ShSKUK humbi edhe një profesionist të zellshëm dhe të përkushtuar në punë.
Ngushëllime familjes Dulla, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe punuan për shumë vjet me të.
Do ta përkujtojmë çdoherë si njeri të ndershëm, të urtë dhe të përkushtuar në punë.