Vështirësitë për caktimin e terminëve, paralajmërohet protestë para Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Lajme

Për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani, disa qytetarë kanë paralajmëruar protestë më 11 tetor, ditën e hënë, para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë.

Kështu thuhet në një grup që është hapur në Facebook, pikërisht për këtë çështje.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet para Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, nga ora 14:00.

Këta qytetarë po thonë se po mashtrohen nga disa persona dhe se kjo çka po ndodh me termine është maltretim.

Disa nga qytetarët kanë pretenduar se shumë qytetarë po paguajnë të holla për një shërbim të tillë.

Dje në ora 14:00, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka hapur linkun për termine për viza pune në Gjermani, mirëpo menjëherë pas hapjes së linkut për rezervime të terminëve, është bllokuar sistemi i linkut së ambasadës gjermane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *