Lëvizja Vetëvendosje përveç paralajmërimeve për protesta të cilat kanë marrë edhe formën e “provës për protestë”, për dy herë me radhë, është edhe kërkesa në Komisionin e Venecias për interpretim të verdiktit të Kushtetueses.
E subjekti i kryeministrit aktual në detyrë, Albin Kurti pritet t’i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me dekretin e shpallur nga Gjykata Kushtetuese dje – i argumentuar si në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Media është interesuar në lidhje me qëndrimin e Komisionit të Venecias sa i përket një kërkese të tillë të dytë.
Komisioni i Venecias është pyetur nëse ka ende ndonjë mundësi të mbetur që ky dekret të kthehet për interpretim në Komisionin e Venecias.
Zyra për media e këtij Komisioni, kanë lënë të kuptohet se janë të gatshëm, dhe se në momentin që një kërkesë e tillë vije, ata do të japin përgjigjen e tyre, mirëpo pa specifikuar nëse do ta marrin nën shqyrtim.
“Komisioni i Venecias do të merr vendim kur dhe nëse një kërkesë e tillë na vjen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit të Venecias