Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë e koronavirusit.
T7 sjell rrëfimin nga Klinika Infektive, aty është shtuar numri i pacientëve të prekur me COVID-19.
Tash e 7 muaj, çdo mëngjes zhvillojnë një mbledhje të tillë.
Infektologë e infermierë konsultohen për gjendjen veç e veç, të secilit prej pacientëve me covid 19, të shtrirë këtu në Klinikën Infektive të QKUK-së.
E me këtë bëjnë vlerësimin e gjendjes së këtyre të fundit, duke u përshkruar terapinë e nevojshme.
Ndërsa me të përfunduar punë këtu, stafi i infektives duke ndihmuar njëri-tjetrin, veshin kostumin që u mundëson atyre të lëvizin lirshëm në hapësirat ku punojnë.
Për të vazhduar pastaj vizitat tek pacientët.
Por fillimisht, ekipi kujdestar që u përkujdes gjatë natës për pacientët e hospitalizuar, japin detaje se si këta të fundit kaluan natën.
Qysh në dhomën e parë, mjekët u përballën me një gjendje jo të kënaqshme të pacientit.
Por një buzëqeshje atyre u erdhi, kur një nga të infektuarit, e njoftuan se tashmë e ka kaluar virusin korona dhe do largohet nga Klinika.
Por, largimi i këtij pacienti nuk nënkupton se numri i të shtrirëve në infektivë ka rënë.
Ndërkohë, virusi korona nuk kurseu as stafin mjekësor.
Në dhomat e kësaj klinike, infektologët e infermierët, kanë të shtrirë kolegë të tyre.
Një nga ta është edhe infektologja nga Gjilani, Burbuqe Uka e cila ishte në detyrë që nga marsi i këtij viti.
Gjendja e saj ishte e rëndë, por tashmë është shëruar pothuajse plotësisht.
Por, dikush tjetër ende po përballet me rrezikun për jetën.
Madje, u desh ndërhyrja e mjekëve në forma të ndryshme për t’i dhënë ndihmën.
Kjo brengosi edhe të afërmit e pacientit, që gjithë këtë duhet ta shikonin nga këto dritare.
Është dhoma e fundit e repartit B.
Pacienti i shtrirë këtu, me gjithë problemet që po përballet me frymëmarrje, ka fjalë të mëdha për stafin mjekësor.
Pacienti Hysen Morina ka një mesazh domethënës për qytetarët e vendit.
Për këta 7 muaj që prej kur vendi u përballë me këtë pandemi globale, disa fjalë ka infektologu që asnjëherë nuk iu nda kësaj pune.
Sali Ahmeti thotë se ditët e qeta që pati vendi sa i përket gjendjes me më pak raste, nuk duhet ta relaksojë askënd.
Ditëve të fundit janë shtuar rastet e të prekurve me COVID-19, ndërsa nga qeveria janë paralajmëruar ashpërsim i masave anti – covid.