Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës me 71 vota pro

Diaspora Lajme

Politikania e njohur me origjinë nga Mitrovica, Vjosa Osmani ka siguruar votat e deputetëve, për t’u zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës, me 71 vota pro saj, transmeton meKryeministrin.info.

Rugovistja, që ne zgjedhjet e 14 shkurtit garoi me listë të Lëvizjes Vetëvendosje, u zgjodh presidente në rundin e tretë, pasi nuk arriti t’i sigurojë votat në dy rundet e para. Në votim morën pjesë edhe shumica e deputetëve të ish-partisë së saj, LDK-së.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit u mbajt edhe të shtunën, por dështoi në rundin e parë, pasi nuk ishin 80 vota në kuti.

Osmani, që ka qenë deputete e zyrtare e lartë e LDK-së, ndërsa na legjislaturën e kaluar ka mbajtur pozitën e kryeparlamentares. E, edhe ushtruese e detyrës së presidentit, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë për krime lufte, nga Prokuroria në Hagë.

Fillon raundi final për votimin e Preidentit

Ka filluar votimi në raundin e tretë dhe përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit.

Vjosa Osmani nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme në dy raundet e para.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit në raundin e dytë.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.

Vjosa Osmani dështon të zgjidhet president edhe në raundin e dytë

Numërimi për votimin e presidentit në raundin e dytë në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, teksa ka dështuar të zgjedhet president edhe kësaj radhe kandidatja për postin e të parit të vendit, Vjosa Osmani.

Me vota 67 pro, dhe 11 vota të pavlefshme, Osmani nuk ka arritur të zgjidhet president i vendit.

Nasuf Bejta, ndërkaq është votuar nga 4 deputetë në Kuvend.

Komsioni konstatoi se në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë, teksa si rezultat i kësaj pjesëmarrjeje, është siguruar edhe raundi i tretë i votimit.

Vjosa Osmani ka arritur ta kalojë me sukses raundin e parë për t’u bërë presidente, pasi pjesëmarrës në votim sipas komisionit ishin 81 deputetë

Por, ajo nuk është zgjedhur presidente e vendit në raundin e parë pasi deri më tani janë të pakën 9-të vota të pavlefshme.

Në raundin e parë, 69 depuetë votuan për Osmanin, 12 vota të pavlefshme dhe për Nasuf Bejtën asnjë vote.

Ka përfunduar procesi i votimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovë për zgjedhjen e presidentit të vendit në kuadër të raundit të parë të votimit.

Pavarësisht se ishin 81 vota në kutinë e votimit, shumë prej tyre ishin të pavlefshme dhe kësisoj i pamundësuan Vjosa Osmanit që të zgjidhet presidente e vendit që nga ky raund

Për Vjosa Osmanin votuan 69 deputetë, për kundërkandidatin Nasuf Bejta asnjë deputet dhe kësisoj asnjëri nga kandidatët nuk morën votat e nevojshme në votimin e parë.j/meKryeministrin.info/

The post Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës me 71 vota pro appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *