Von der Leyen pritet me ceremoni në Pallatin e Brigadave në Tiranë

Diaspora Lajme

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave pasi ka mbërritur në Tiranë në kuadër të një vizite që do të zhvillojë për dy ditë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, ku në anbientet e Pallatit të Brigadave do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas, rreth orës 10:00 do të takohet me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Presidencë.

Në orën 10:50 Von der Leyen do të jetë e pranishme edhe në inagurimin e shkollës “Korb Muca” dhe kopshtit “Europa” që u rindërtua nga fondet e BE pas tërmetit të 2019.

Ndërsa në orën 11:15 do të ketë konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Presidentja e KE kishte bërë një postim në Tëitter ku bëri të ditur se BE do të investojë në mënyrë strategjike për të ardhmen e përbashkët europiane.

“ E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Dhe Komisioni i BE-se i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ja ka dalë qartë. Tani duhet ta bëjë BE -ja “, shkroi Von der Leyen.

Tweets by vonderleyen

The post Von der Leyen pritet me ceremoni në Pallatin e Brigadave në Tiranë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *