Xhelal Sveçla paralajmëron arrestimin e Behgjet Pacollit

Lajme

Xhelal Sfeçla

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kërkuar deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, të lajmërojë menjëherë vend-ndodhjen e tij, ose në të kundërtën sapo të shfaqet në pubik, Policia e Kosovës do të marrë masa, duke nënkuptuar kështu arrestimin e tij.

“Z.Pacolli i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë, se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik, brenda Kosovës, policia do të marrë masa sipas ligjeve në fuqi”, ka deklaruar Sveçla në një konferencë për media.

Sveçla ka folur edhe për vizitën e mbrëmshme të presidentit Thaçi në Shqipëri, duke deklaruar se Thaçi ka shkelur të gjitha rregullat e protokollit, duke mos njoftuar për lëvizjet e tij.

 

Sveçla: Thaçi në Shqipëri – shkel Protokollin e Shtetit

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se kreu i vendit Hashim Thaçi ka qenë në Shqipëri, pa e njoftuar protokollin e shtetit. Ai i ka bërë thirrje kreut të AKR-së Behgjet Pacolli të tregojë vendndodhjen e tij dhe nëse konfirmohet se ka hyrë ilegalisht në vend, atëherë ai do të ndalohet.

Gjatë një konference për media, Sveçla tha se mbrëmë vonë është informuar nga policia kufitare se eskorta e presidentit Thaçi ka kaluar në Shqipëri dhe është kthyer pak pas orës 19.00.

Ai tha se nuk kanë konfirmimin se presidenti Thaçi ishte i shoqëruar nga kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli.

Gjithashtu bëri të ditur se nuk ka pasur kërkesë nga Pacolli që të hyjë në Kosovë, andaj nëse konfirmohet se ka hyrë në mënyrë ilegale, atëherë policia ta ndalojë.

“Vetëm pas shumë shqetësimeve që kanë lindur me zotin Pacolli, nëse ai ndodhet në Kosovë, nuk janë shqetësim skenarët për ne, por vihen në dyshim qenësia e ligjeve. Mbrëmë jam informuar që eskorta e presidentit ka kaluar dje në Shqipëri. Ai ishte ulur në ulësen e parë, policia për shkak të xhamave të zi nuk e ka vërejtur se kush është i ulur prapa. Për sqarim në bazë të ligjit për protokollin shtetëror çdo vizitë duhet të lajmërohet. Përkundër dispozitave në fuqi, Protokolli i Shtetit nuk ka marrë njoftim. Një skenar i tillë nëse provon të jetë i vërtetë shkel ligjet e vendimit. Dhe është vepër penale, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Nëse presidenti ka pasur kontakt me zotëri Pacollin duhet të futet në karantinë ose të futet në izolim. Ne kërkojmë nga presidenti i shtetit që të na tregojë pse ka vendosur të shkelë protokollin e shtetit, dhe Pacolli duhet të deklarohet se ku është dhe nëse shfaqet në publik në një moment të caktuar në Kosovë, policia do të marrë masa bazuar në legjislacionet në fuqi”, tha Sveçla.

Sfeçla pretendon se Thaçi ka futur Pacollin në Kosovë

Xhelal Sfeçla, ushtrues detyre i Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes një konference për media ka njoftuar se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror të Kosovë dhe Shqipërisë.

Sfecla ka thënë se nuk e din nëse Behgjet Pacolli është aktualisht në Kosovë.

“Nëse aktualisht Pacolli gjendet në Kosova ka përligjur skenarin e ligjeve në Kosovë. Mbrëmë von jam njoftuar nga policia kufitare që eskorta e presidentit ka kaluar kufirin e shtetërore”, ka thënë Sfeçla.

Tutje Sfeçla ka treguar se “Kur është ndalur presidenti ishte ulur në ulsen e parë dhe policia për shkak të xhamave të zi nuk ka mundur të vrejë se ndokush tjetër është ulur”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *