Xhudistja kosovare mposht kundërshtaren serbe

Sport

Xhudistja nga Kosova mposht kundërshtaren serbe.

Xhudistja nga Peja Laura Fazliu e ka mundur serben Anja Obradoviq, në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-21 “Poreq 2020” e cila po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Takimi ishte në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Derisa më parë xhudistja e mposhti edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës.

Ndërsa në finale, Laura Fazliu përballet me çeken, Renata Zachova.

Garuesja kosovare e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë për të artën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *