Z. Mustafa, letra e Mogherinit është një shaka e pakrip!

Lajme

Shkruan: Fadil Maloku

1.Letra koresponduese e Frederika Mogerinit, dërguar Isa Mustafes êshtë në fakt një blasfemi (abuzim e keqardhje) unikale protokolare për ta inkurajuar tē njejtin që t’i bëjë 23 shkelje (që i identifikoj taksativisht Kushtetuesja jonë, pas vënies së nënshkrimit) rreth FORMËS (formale) dhe PËRMBAJTJES (së sofistikuar) të Asociacionit që u nênshkrua më 2015!


2.Është shumë e çuditshme se si mbas 5 vites Isa Mustafa po e bënë publike Letrën e Mogherinit!? Të cilës përvec mungesës së efekteve moralo juridike te Lajçaku, i mungon ajo çka është mē interesant; vula e BE-ne; i mungon protokoli diplomatik i korespodencēs; i mungon serioziteti i neutralitetit; i mungon stigma obliguese shtetërore; i mungon.

3.Duket që Isa Mustafa këtë letër qē në esencë është më shumë një letër private zotuese, (se sa ndonjë korespondencë legale, apo ndonjë akt marrëveshjeje me fascilituesen në fjalë!) po e përdor për shumē arsye.

Por qē tri nga këto arsye janë dominuese; a/me ruajt kolltukun e Kryetarit të Ldk-s, nga konkurrentja dominuese Vjosa Osmani, që e përjashtoj me procedura shumë tē dyshimta dhe jo Statusore; b/me mbrojt qeverisjen e alter egos së Tij (KM Hoti), i cili sapo të bie si qeveri konjukturale do humb edhe privilegjet dhe benificionet pushtetore; dhe c/me shpëtu vetën dhe klanin e supozuar korruptiv nga paragjykimet dhe stigmatizimet e mëtejme publike, që me automatizēm do shumohen me aktin e rënies së qeverisë…!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *