Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviç: S’kemi nevojë për botën serbe

Diaspora Lajme

Kam pritur që marrëdhëniet midis Podgoricës dhe Beogradit të përmirësoheshin pasi Serbia e ndihmoi Malin e Zi me vaksina, por kjo nuk ndodhi sepse disa ngjarje politike në Mal të Zi shkaktuan shumë më tepër vëmendje në Serbi, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ai tha se me rastin e shkarkimit të ministrit malazez të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, miratimit të Rezolutës për Srebrenicën dhe Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, siç tha ai në intervistë, u krijua një energji negative në mënyrë të panevojshme.

Duke komentuar deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për krijimin e botës serbe, Abazoviç deklaroi se “ne nuk kemi nevojë për botën serbe, por botën evropiane”.

“Unë i kam kritikuar deklaratat e tilla disa herë. Kam frikë se ne u japim atyre shumë rëndësi, edhe pse ato me të vërtetë duken të rrezikshme. Kur i japim diçkaje joserioze rëndësi të madhe, atëherë me të vërtetë bëhet shumë më e madhe seç duhet”, tha Abazoviç.

I pyetur se kur do të bëjë një vizitë zyrtare në Serbi, ai tha se “ne nuk mund të vijmë të paftuar”.

Në thelb, për shkak të situatës me Covid, mendoj se këto aktivitete ishin pak të kufizuara. Kohët e fundit kam vizituar Bosnjë e Hercegovinën dhe Shqipërinë dhe shpresoj që së shpejti ta bëj një vizitë zyrtare në Serbi. Do ta bëj me kënaqësi të madhe. Kolegët nga Serbia me siguri se janë më se të mirëpritur në Mal të Zi, tha Abazoviç./meKryeministrin.info/

The post Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Abazoviç: S’kemi nevojë për botën serbe appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *