Zidane me deklaratë të papritur për Iscon

Sport

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka folur për situatën e Iscos.

28-vjeçari ka bërë vetëm nëntë paraqitje këtë edicion, duke qenë gjithmonë zgjedhja e dytë e shumë shpesh edhe e tretë e Zidanit.

Ai ka humbur klasin e dikurshëm dhe trajneri francez e ka pranuar se është për fajin e tij.

“Ai do të jetë lojtar i rëndësishëm. Është e vërtetë se nuk po luan shumë së fundmi. Nuk po ia jap shansin të dëshmojë se sa lojtar i mirë është. Më vjen keq për lojtarët e mi sepse me të vërtetë më bën për ta dhe kurrë s’do të harroj se çfarë kemi arritur së bashku. Ai duhet të vazhdojë të bëjë atë që po bën., të punojë shumë për të marrë shanse tjera”, u shpreh Zizu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code